Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja ka prezantuar sot në Kuvend veprimtarinë e institucionit që ia drejton gjatë vitit 2021.
Ndër të tjera, Kraja theksoi se SPAK ka luajtur një rol aktiv dhe ka dhënë rezultate të dukshme. Kreu i SPAK vlerësoi bashkëpunimin me Policinë e Shtetit dhe autoriteteve ndërkombëtare.
Sipas tij, gjatë vitit 2021 një fokus të veçantë ka pasur lufta kundër korrupsionit, teksa tha se janë dënuar funksionarë të lartë publikë. Gjithashtu, kreu i SPAK, bëri me dije funksionimin e zyrës së përgjimeve në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Sipas tij që prej datës 18 mars të vitit 2021 është bërë funksionale zyra e përgjimeve në SPAK, të cilat për periudhën 2019-2021 zhvilloheshin në sektorin e përgjimit në Prokurorinë e Përgjithshme.
Pjesë nga deklarata e Arben Krajës:
“Prokuroria e Posaçme ka ushtruar funksionet e saj. Nga SPAK janë mbajtur parasysh rezolutat e Kuvendit, rekomandimet e Këshillit të Ministrave.
Gjatë 2021 ka pasur një rol aktiv. Institucioni ka ardhur duke dhënë rezultate të dukshme. Rezultate janë rritur falë përkushtimit maksimal. Janë marrë masat për garantimin e pavarësisë së prokurorit.
SPAK ka realizuar bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Përgjithshme, policinë, KLSH etj. prioritet tjetër ka qenë konsolidimi dhe rritja e bashkëpunimit me autoritetet e huaja. Janë kryer hetime dhe aksione të përbashkëta.
\në sak kanë ushtruar funksionin 15 prokurorë. Kanë ushtruar 13 oficerë të policisë gjyqësore. Në shtator kanë fituar detyrën 28 hetues të BKH. Gjatë 2021 SPAK ka vlerësuar rekomandimet e Kuvendit të Shqipërisë.
Në 2021 janë regjistruar 15 procedime penale të pastrimit të veprës penale. Janë dënuar 11 të pandehur. Janë konfiskuar pasuri. Mbi 70 milion euro pasuri të konfiskuara.
Bashkëpunimi me policinë e shtetit është një domosdoshmëri. Përkrah detyrimeve ligjore është vënë theki në hetimet e vetë prokurorëve. Për luftën kundër korrupsionit, SPAK ka qenë e fokusuar sidomos në nivele të larta. Janë deklaruar fajtorë subjekte që kanë ushtruar funksione të larta. Gjatë 2021 janë ndjekur me përparësi veprat penale në zgjedhje. Gjatë 2021 ka pasur në fokus luftën kundër terrorizmit.
Është punuar për ngritjen e kapaciteteve të SPAK. Në muajin dhjetor të vitit 2019 deri në mars 2021 përgjimi është kryer në sektorin e përgjimit të komunikimeve në Prokurorinë e Përgjithshme. Në datë 18.03 kryeprokurori ka njoftuar të gjithë organet se me datë 24 fillon funksioni i zyrës së përgjimit në ambientet e SPAK. Është bërë transferimi i përgjimeve. Afati i fillimit të përgjimeve në SPAK ka nisur në datë 24.03.2021.
Është mundësuar regjistrimi i procedimeve penale kryesisht nga përgjimet. Një drejtim tjetër që dua të thekson është ngritja e sektorit të ekspertizës.
/abcnews.al