Kraja: Numri i pacientëve në spital është i vogël, rastet janë  të pavaksinuar dhe pa kaluar Covid

schedule15:11 - 19 Korrik, 2021

schedule 15:11 - 19 Korrik, 2021

Mjeku Dhimitër Kraja këtë të hënë në Komitetin Teknik të Ekpertëve është shprehur se vetëm pacientë ndodhen të shtruar në spitalin Covid dhe se janë persona të pa vaksinuar.

Kraja ndër të tjera ka bërë me dije se këto pacient janë të infektuar për herë të parë dhe nuk kanë pasur asnjë kontakt më parë me Covid.

Ndër të tjera ai thekson se është e rëndësishme që qytetarët të vaksinohen.


Gjendja e të shtruarve është shumë e qetë, vetëm 5 të sëmurë janë në gjendje të stabilizuar dhe 2 të tjerë që janë në gjendje më të rënda. të shtruarit janë mbi 64 vjeç dhe nuk janë të vaksinuar me asnjë dozë vaksine. Kjo situatë nuk është e rastësishme por përkon me periudhën që vjen pas një vaksinimi dhe kohës që ai jep efekte, përkon me fazën e post vaksinimit. Vaksina në Shqipëri po funksionon dhe janë efikase. Faktet tregojnë se nuk janë raste që janë të vaksinuar dhe janë sëmurë. Asnjë prej këtyre të sëmurëve nuk e kanë kaluar më parë Coivd, janë raste të virgjëra, kjo nxjerr dhe një përkushtim të rasteve që të jenë shumë të kujdesshëm. Janë fakte shumë të forta dhe reale që vijnë nga qendra e Covid”, ka thënë ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!