Shkodra nuk e harron rënien në Kategorinë e Parë, në javën e fundit të kampionatit dy sezone më parë. Vllaznia fitonte në Korçë, në një ndeshje të shumëpërfolur për goleadën.
Ajo nuk pati asnjë vlerë, pasi Kamza triumfoi ndaj Partizanit në “Selman Stërmasi” dhe kuqeblutë duhet të luanin një sezonin në Kategorinë e Parë.
Ervis Kraja, ish-mbrojtësi i Vllaznisë, i cili ka qenë pjesë e stafit teknik dhe në disa ndeshje edhe e ka drejtuar skuadrën, nga Australia ku jeton aktualisht lëshon një mesazh për dy nga lojtarët kryesorë të shkodranëve.
“Ardit Krymi, Erdenis Gurishta, e di që ju më shumë se të gjithë do donit ta fitoni këtë ndeshje, por ju lutemi tregojuni dhe shokëve të ekipit, që ekipi që do keni kundër nuk ka respektin minimal për ekipin tonë”, shkruan Kraja në postimin e bërë në rrjetet sociale. /abcnews.al