Krahu i gjatë i Rusisë, zbulohet roli i mercenarëve të Putinit në Libi

schedule10:48 - 11 Gusht, 2021

schedule 10:48 - 11 Gusht, 2021

Nga Ilya Barabanov & Nader Ibrahim, BBC

Një hetim i BBC ka zbuluar shkallën e gjerë të operacioneve nga një grup mercenarësh rusë dhe rolin e tyre në luftërat civile në Libi. Një tabletë Samsung  nga një luftëtar i grupit Wagner që është gjetur së fundmi tregon rolin e tij  si dhe emrat e koduar të luftëtarëve.

BBC ka një “listë blerjesh” rreth  pajisjeve ushtarake të teknologjisë së fundit, për të cilën dëshmitarët thonë se janë furnizuar nga rusët.

Rusia ka mohuar çdo lidhje me Wagner. Grupi u identifikua për herë të parë në vitin 2014 kur mbështeste separatistët pro-rusë në konfliktin në Ukrainën lindore. Që atëherë, ai është përfshirë në rajone të ndryshme  përfshirë Sirinë, Mozambikun, Sudanin dhe Republikën e Afrikës Qendrore, raporton abcnews.al

Luftëtarët e Wagner u bashkuan në prill të vitit 2019 me forcat e një gjenerali rebel, Khalifa Haftar, pas një sulmi që ai ndërmori  ndaj qeverisë së mbështetur nga OKB në kryeqytetin, Tripoli Konflikti përfundoi me një armëpushim në tetor 2020.

 

Në tabletën e Samsung janë zbuluar dëshmi të përfshirjes së mercenarëve në vendosjen e minave dhe plaçkitjen e zonave civile. Vendosja e minave tokësore përbën gjithashtu një krim lufte. Tableta ishte e një luftëtari të  panjohur Wagner i cili e “ harroi”  pasi luftëtarët e grupit u tërhoqën nga zonat në jug të Tripolit në pranverën e vitit 2020, raporton abcnews.al

Në të përfshihen harta në rusisht të vijës së parë, një konfirmim i pranisë së rëndësishme të Wagner dhe një pasqyrë e qartë në operacionet e grupit. Ekzistojnë pamjet e droneve dhe emrat e koduar të luftëtarëve Wagner, të paktën njërin prej të cilëve BBC beson se e ka identifikuar.

 

‘Lista e blerjeve’

Në një dokument prej 10 faqesh të datës 10 janar 2020,  është zbuluar një listë e armëve dhe pajisjeve ushtarake. Dokumenti tregon se cilët e kanë financuar dhe mbështetur operacionin. Ai liston mjetet  e nevojshme për “përfundimin e objektivave ushtarake”-përfshirë katër tanke, qindra kallashnikov dhe një sistem radari të teknologjisë më të fundit.

Një analist ushtarak tha për  BBC -së se disa nga teknologjitë e armëve mund të siguroheshin vetëm nga ushtria ruse. Një ekspert tjetër, specialist në grupin Wagner, tha se lista tregonte përfshirjen e Dmitry Utkin.

Ai është anëtar i inteligjencës ushtarake ruse që besohet se ka themeluar Wagner. BBC u përpoq të kontaktonte Dmitry Utkin por nuk mori asnjë përgjigje. Në dokument përmendet emri i Yevgeny Prigozhin, një biznesmen dhe njëri i afërt me Presidentin rus Vladimir Putin.

Thesari amerikan sanksionoi Evro Polis në 2018, duke e cilësuar atë një kompani ruse të kontraktuar për të “mbrojtur” fushat e naftës siriane që ishin “në pronësi ose të kontrolluara” nga Prigozhin, raporton abcnews.al

Hetimet nga gazetarët perëndimorë e kanë lidhur Prigozhin me Wagner. Ai gjithmonë ka mohuar çdo lidhje me Evro Polis ose Wagner. Një zëdhënës tha për BBC se Yevgeny Prigozhin nuk ka asnjë lidhje me Evro Polis ose Wagner. Prigozhin komentoi se nuk kishte dëgjuar asgjë për shkeljen e të drejtave të njeriut në Libi nga rusët: “Unë jam i sigurt se kjo është një gënjeshtër.”

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë tha për  BBC se po bën çmos për të promovuar një armëpushim dhe një zgjidhje politike të krizës në Libi. Ministria tha gjithashtu se këto të dhëna kanë për qëllim “diskreditimin e politikës së Rusisë” në Libi.

Çfarë është Wagner?

Zyrtarisht, nuk ekziston – por deri në 10.000 njerëz besohet se kanë firmosur të paktën një kontratë me Wagner që në 2014. Rreth 1.000 luftarakë Wagner besohet se kanë luftuar me gjeneralin Khalifa Haftar në Libi nga 2019 deri në 2020.

BBC i kërkoi njërit prej ish-luftëtarëve të përshkruante Wagner. Ai u përgjigj: “Është një strukturë, që synon promovimin e interesave të shtetit përtej kufijve të vendit tonë”.

Sa për luftëtarët e tij, ai tha se ata ishin ose “profesionistë të luftës”, njerëz që kërkonin punë, ose atdhetarë që kërkonin t’i shërbenin vendit të tyre.

Libia – një dekadë trazirash

 

Rënia e Gaddafit në 2011 : Pas katër dekadash sundimi i kolonelit Muammar Gaddafi përfundon në një kryengritje të Pranverës Arabe. Ai përpiqet të largohet, por kapet dhe vritet.

Pas vitit 2014 , fraksionet kryesore shpërndahen në lindje dhe në perëndim.

Përparimi në Tripoli në Prill 2019: Gjeneral Haftar, udhëheqës i forcave lindore, përparon në Tripoli dhe qeverinë e mbështetur nga OKB-ja atje. Të dyja palët marrin mbështetje ushtarake dhe diplomatike nga fuqitë e ndryshme rajonale, pavarësisht embargos së armëve të OKB –së.

Armëpushimi në tetor 2020: Më pas në fillim të vitit 2021 zgjidhet një qeveri e re. Luftëtarët dhe mercenarët e huaj duhej të ishin larguar, por mijëra qëndruan në vend.

s.ba/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!