Krahasoi luftën në Gaza me Holokaustin, 114 deputetë brazilianë peticion për shkarkimin e presidentit

schedule12:58 - 21 Shkurt, 2024

schedule 12:58 - 21 Shkurt, 2024

Dy ditë pasi presidenti Luiz Inbcio Lula da Silva krahasoi veprimet e Izraelit në Rripin e Gazës me Holokaustin, 114 deputetë kërkuan shkarkimin e tij, duke nënshkruar një peticion.

Depuetja federale Carla Zambelli ( PL -PS) synon të depozitojë dokumentin këtë javë.

Shumica e deputetëve që iu bashkuan kërkesës janë të lidhur me PL, partinë e ish-presidentit Jair Bolsonaro dhe partinë kryesore opozitare të qeverisë Lula, me 72 që hodhën firmën.

Të dielën, gjatë një konference shtypi në Addis Abeba, kryeqyteti i Etiopisë, Lula kritikoi inkursionin e Izraelit në Gaza. Presidenti bëri një paralele midis vdekjes së palestinezëve dhe shfarosjes së hebrenjve të kryer nga Adolf Hitleri, udhëheqësi i Gjermanisë naziste.

“Ajo që po ndodh në Gaza nuk ndodhi në asnjë moment tjetër historik, vetëm kur Hitleri vendosi të vriste hebrenjtë,” tha Lula.

“Nuk është luftë, është gjenocid”, shtoi presidenti brazilian.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!