Ish kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shkuar këtë të enjte te Panairi i Librit në Pallatin e Kongreseve.
Basha nuk ka shkuar i vetëm në Panairin e Librit. Ai ka shkuar te Pallati i Kongreseve bashkë me të bijën e tij, Dafinën.
Kujtojmë se Lulzim Basha është baba i dy vajzave, Dafinës dhe Viktorias, 11 dhe 15 vjeç.
Lexo edhe: Hapet Panairi i Librit në Tiranë, 100 shtëpi botuese në edicionin e 25-të
Sot është dita e dytë e edicionit të 25-të të Panairit të Librit në Tiranë.
Ky vit jubilar, sipas botuesve duhet të shërbejë krahas festës edhe si reflektim dhe analizim , pasi leximi ka rënë ndjeshëm. 100 shtëpi botuese marrin pjesë në këtë edicion, i cili pasohet me rënie të titujve të rinj, por lexuesit do mund të blejnë libra me zbritje nga 10 deri ne 50 përqind me lire.
Botuesit kanë një moto, libri është ushqim për shpirtin, kjo është ftesa që kanë për lexuesit. Dashamirësit e librit nga grupofsha të ndryshme , duke përfshirë edhe grupet e organizuarave të nxënësve të shkollave , si dhe drejtues të institucioneve kulturore dhe vendore janë vizitorët e parë të cilët i hapin shtegun çdo lexuesi që të jetë pjesë e panairit deri më tatën 20 nëntor në Mjedisin e Pallatit të Kongreseve./abcnews.al./