KQZ vulos mandatin e tretë të Ramës

schedule19:16 - 13 Korrik, 2021

schedule 19:16 - 13 Korrik, 2021

Me tre vota pro dhe dy kundër në parim, Komisioni Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka vulosur në mbledhjen e zhvilluar pasditen e sotme rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 25 Prillit.

Nga procesi i 25 Prillit, Edi Rama fitoi mandatin e tretë në krye të ekzekutivit të Shqipërisë. Partia Socialiste arriti që të fitonte 74 mandate, Partia Demokratike 59, LSI 4 mandate dhe PSD 3 mandate.

Opozita kundërshtoi rezultatin duke kërkuar shpalljen të pavlefshme në disa qarqe, por të gjitha shkallët e ankimit i rrëzuan duke lënë në fuqi fitoren e PS-së./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!