27 ditë pas votimeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet përfundimtare për 30 qershorin. Shifrat nuk ndyrshojnë nga të dhënat e deklaruara praprakisht, ndërsa anëtarët e KQZ-së u përplasën për standardët, ku Klement Zguri e quan ngelëse KQZ-në, ndërsa Denar Biba thotë se fitoi Kushtetuta mbi pazarin.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbylli punën për 30 qershorin. 27 ditë pas votimeve të 30 qershorit, tabela përmbledhëse e KQZ-së, raporton të njëjtat shifra pjesëmarrjeje si në rezultatin paraprak: 811 mijë e 727 shqiptarë kanë shkuar tek kutia e votimit, ose 22.96% e mbi 3.5 milionë qytetarëve me të drejtë vote.
Rezultati përfundimtar nuk mori votën e kryetarit të KQZ-së.
Anëtarët u ndanë edhe mbi notat që i vendosën performancës së KQZ-së në këto zgjedhje.
Tavolina e përfaqësuesve të partive, kishte vetëm një zë: partinë që thuajse administroi gjithçka: socialistët.
Partia e kryeministrit Rama që kryesoi koalicionin Aleanca për Shqipërinë Europiane fitoi 60 bashki, ndërsa 1 bashki u fitua nga partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen.
Fenomen në këto zgjedhje ishin votat e pavlefshme: rreth 11.49% e totalit, ose
93 281 të tilla. Në 30 qershor garuan 97 kandidatë për kryetarë bashkie për 61 bashki e 9872 kandidatë për anëtarë këshillash bashkiakë për 1619 vende në parlamentet lokale. PD dhe aleatët e saj nuk morën pjesë në këto zgjedhje.
/ABC News Albania 24/7