KQZ shpall ftesën publike për auditimin e fondeve

schedule15:21 - 27 Mars, 2018

schedule 15:21 - 27 Mars, 2018

Pak ditë para përfundimit të afatit të dorëzimit të raporteve financiare nga partitë politike, KQZ ka shpallur ftesën publike për ekspertët e interesuar kontabël, që do kryejnë auditimin e shifrave të deklaruara gjatë vitit 2017.

Sipas zëdhënëses së KQZ-s, Drilona Hoxhaj, 18 janë partitë, të cilat kanë dorëzuar raportin 2017, nga 128 parti politike të regjistruara në Gjykatën e Tiranës.

31 Marsi është afati i fundit për dorëzimin e këtij raporti nga partitë politike, shkelja e së cilit gjobitet nga 50,000 në 100,000 lekë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!