KQZ s’e përjashtoi Doshin, Kim në ABC: Nuk është i pafajshëm, prokurorët të bëjnë detyrën

schedule21:08 - 23 Mars, 2021

schedule 21:08 - 23 Mars, 2021

KQZ nuk e përjashtoi Tom Doshin nga kandidimi për zgjedhjet e 25 prillit, pavarësisht thirrjeve të SHBA-së. Ilirjan Celibashi “topin” ia kaloi prokurorisë për verifikim. Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim në intervistën për gazetaren e ABC, Esiona Konomi u shpreh se fakti që KQZ nuk e përjashtoi nga gara nuk do të thotë se është i pafajshëm dhe tashmë mesazhin e kishte për prokurorinë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shumë të qarta sërish. Kjo nuk është vetëm nga një person apo një individ në qeverinë e shteteve të Bashkuara, por është Sekretari i Shteteve të Bashkuara, i cili e ka përcaktuar personalisht një individ i cili nuk ka zgjedhur të vazhdojë të përfaqësojë popullin shqiptar në Kuvend.

Mendoj që KQZ-ja ka përgjegjësi të shqyrtojë të gjitha rekordet në mënyrë që të sigurohet që kandidatët të kualifikohen. Në këtë rast ai nuk është skualifikuar, e kjo nuk do të thotë që ai është i pafajshëm.

Por thjesht do të thotë që sistemi i drejtësisë në Shqipëri ka nevojë të reformohet. Dhe ky është nënkuptimi i saj. E dyta, cështja, së bashku me 11 kandidatë të tjerë i është dërguar prokurorisë dhe ne vërtetë presim që prokurorët të bëjnë punën e tyre.

Por në fund, nuk ju përket Shteteve të Bashkuara që të vendosin se kush duhet të jetë në parlament. Nuk janë Shtetet e Bashkuara se kush do të jetë aty, por janë votuesit shqiptarë. Dhe votuesit shqiptarë duhet të marrin vendimin këtu dhe duhet ta bëjnë të qartë pozicionimin e tyre” tha Yuri Kim./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!