Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka regjistruar koalicionin e udhëhequr nga Partia Demokratike “PD-Aleanca për Ndryshim”.
“Meqë dokumentacioni i paraqitur është në rregull miratohet” tha kryetari i institucionit të menaxhimit të zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi.
Lëvizja Socialiste për Integrim do të garojë më vete në zgjedhjet e 25 prillit.
Po ashtu, KQZ regjistroi edhe koalicionin “Aleanca” që përbëhet nga partitë e Shtjefnit, Selami Jenishehrit, Kujtim Gjuzit dhe Kostaq Papës.
Gjithashtu është miratuar edhe projekti pilot për votimin dhe numërimin elektronik që do të aplikohet në ZAZ nr. 40 në Tiranë, njësia 10.
“Do të japim cdo kontribut që do të jetë i nevojshëm që edhe kjo vendimmarrje që do të pasohet nga të tjerat të ecë në drejtimin e duhur” tha përfaqësuesi i PD-së në KQZ, Ivi Kaso./ db/ Abcnews.al