Deri në orë 10:00, kanë votuar deri më tani, 5.09 % e zgjedhësve në 5 bashki.
Në shifrat e publikuara nga KQZ, rezulton se pjesëmarrja më e lartë shënohet në bashkinë e Matit.
Kështu në Bashkinë e Matit, nga 28 qendra votimit të raportuara nga 47 në total kanë votuar deri më tani 2,311 nga 18,373 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara, ose 12.58 %.
Ndjekur nga Bashkia e Tepelenës ku pjesëmarrja në votim derin në 10:00 rezulton të jetë 8.75 %. Sipas shifrave të KQZ kanë votuar deri më tani 638 nga 7,294 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara.
Ndërkohë në Bashkinë Cërrik, deri në orën 10:00 kanë votuar 6.88 % e qytetarëve me të drejtë vote. Referuar shifrave të raportuara nga 28 qendra votimi nga 57 në total kanë votuar deri më tani 1,329 nga 19,327 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara.
Ndërkohë, 5.01 % është pjesëmarrja në Bashkinë e Beratit deri në 10:00, ndjekur nga Bashkia e Vlorës me 3.01 %.
Në Vlorë nga nga 93,305 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara kanë votuar deri më tani 2,804 zgjedhës./ abcnews.al

