Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

KQZ: Nuk e kemi kontratën e PD/ Celibashi: Ka afat 60 ditë pas shpalljes se rezultatit të zgjedhjeve

schedule13:18 - 29 Prill, 2025

schedule 13:18 - 29 Prill, 2025

Kontrata 6 milionë dollarëshe e Partisë Demokratike nuk do jetë objekt i shqyrtimit të KQZ, të paktën për momentin.

Edhe pse SPAK ka nisur verifikimet, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, tha se dokumenti ende nuk është dorëzuar. Ligji parashikon që koalicionet mund ti dorëzojnë raportet financiare dhe shpenzimet e fushatës jo më vonë se 60 ditë pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve.

“Partitë kanë detyrimin të depozitojnë të ardhurat dhe shpenzimet jo më vonë se 31 marsi i vitit pasardhës. Detyrimi për të depozituar këto dokumente përfundon jo më vonë se 60 pas rezultatit të zgjedhjeve. Nuk ka asnjë detyrim për të deklaruar të ardhurat. Ne nuk e kemi kontratën dhe nuk kemi detyrim t’ia kërkojmë PD në këtë moment. Kanë afat 60 ditë pas shpalljes së rezultatit. Kur ta kemi këtë kontratë do të japim dhe vlerësimin tonë për këtë dokument.”

Këto deklarata, Celibashi i bëri gjatë testimit të pajisjeve të votimit dhe numërimit elektronik i cili do të implementohet në njësinë nr.10 në Tiranë dhe Bashkinë e Vorës. Kryekomisioneri foli për garanci dhe transparencë të procesit.

Gjatë komunikimit me gazetarët, Celibashi, u ndal edhe tek votimi i emigrantëve.

“Janë mbi 70 mijë votues që e kanë kthyer fletën e votimit nga mbi 245 mijë të regjistruar. Presim ardhjen e fletëve të tjera të votimit. Presim që kompania postare të shpërndajë të gjitha fletët e votimit, zarfet. Kanë mbetur edhe 30 mijë fletë votimi e pak për t’u shpërndarë, ka gati edhe 2 javë kohë dhe presim që të shpërndahen”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!