KQZ nis të hënën zëvendësimin e deputetëve

schedule14:51 - 2 Mars, 2019

schedule 14:51 - 2 Mars, 2019

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nis ditën e hënë procesin e zëvendësimit të deputetëve të opozitës që kanë dorëzuar mandatin.

Në njoftimin për mbledhjen e datës 4 Mars, KQZ njofton se në rendin e ditës do të jetë ndër të tjera dhënia e mandatit të deputetit kandidatit të listës shumëemërore të LSI, pas dorëheqjes së kandidatëve Endrit Braimllari, Përparim Spahiu, Edmond Haxhinasto dhe Floida Kërpaçi.

Pritet që vendet e tyre t’i zënë kandidatët Ylli Shehu, Aurora Mara, Edmond Rrushaj dhe Enver Rroshi, të cilët kanë dorëzuar në KQZ edhe formularët e vetëdeklarimit. Deri më tani, jo të gjithë deputetët e PD dhe LSI-së i kanë dorëzuar kërkesat për dorëheqje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!