KQZ miraton propozimin e opozitës, ndalon qeverinë të japë koncesione 4 muaj para zgjedhjeve

schedule18:30 - 24 Dhjetor, 2020

schedule 18:30 - 24 Dhjetor, 2020

Juxhin Mustafarai

Qeverisë i ndalohet të jap kontrata koncensionare dhe kontrata të Partneritetit Publik Privat(PPP) deri në zgjedhjet e 25 prillit.

Vendimi është marrë nga Komisioni Rregullator në KQZ në kuadër të draftit me veprimtari të ndaluara që qeveria shqiptare dhe institucionet në varësi të saj do të kenë përgjatë muajve përpara zgjedhjeve.

Anëtari i Komisionit Rregullator, Muharrem Çakaj propozoi që t’i ndalohej qeverisë dhënia e PPP-ve dhe kontratave konsensionare për qeverinë 4 muaj përpara zgjedhjeve.

Propozimi është pranuar edhe nga i mandatuari i socialistëve në KQZ, Eridian Salianji i cili e cilësoi propozimin si një alibi të hershme të opozitës dha dakordësinë e mazhorancës për miratimin e  këtij akti. Me arsyetimin se ndalimi për dhënien e lejeve të legalizimit live në ekran do të keqkuptohej nga punonjësit e administratës si një urdhër për të mos pajisur qytetarët me certifikata pronësie, anëtarët e Komisionit Rregullator u tërhoqën nga propozimi i tyre.

Anëtarët e Komisionit Rregullator miratuan propozimin, sipas të cilit para çdo aktiviteti publik, kryeministri Rama do të duhet të marrë lejë në KQZ  në mënyrë që të mos shpërdorojë asetet publike për fushatën e Partisë Socialiste.

Vendimi vjen si pasojë e një ndryshimi në Kodin Zgjedhor që kufizon qeverinë dhe bashkitë 4 muaj përpara zgjedhjeve. Por ndryshe nga propozimet fillestare, gjatë diskutimeve në Komision, lista e aktiviteteve u zvogëlua ndjeshëm.

Më herët, Celibashi kishte përgatitur një dokument ku Ramës i ndalohej shpërndarja e çelësave të shtëpive të rindërtuara, si dhe promovimi i çdo projekti të nisur apo të përfunduar nga infrastruktura e deri tek arsimi e shëndetësia. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!