KQZ miraton mandatet e Silvana Cakës dhe Dritan Bicit

schedule13:10 - 15 Janar, 2018

schedule 13:10 - 15 Janar, 2018

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka votuar unanimisht për mandatet e dy deputetëve të Kuvendit që zëvendësojnë Aqif Rakipin e PDIU-së dhe Gledion Rehovecën e LSI-së të larguar në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.

Silva Caka rikthehet për herë të dytë në Parlament pasi ajo ka qenë deputete gjatë legjislaturës 2013-2017. Deputetja e qarkut të Beratit zëvendëson Gledion Rahovicën nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Dritan Bici është emri tjetër që mori 7 votat e Komisionit qendror të zgjedhjeve për të zëvendësuar Aqif Rakipin në Qarkun e Elbasanit.

Me 4 vota pro dhe tre kundër Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të mos i heqë mandatin Florenc Xhindit, anëtar i këshillit bashkiak të Beratit nga ana e LSI-së. Sipas administratës së KQZ-së Xhindi rezultonte të kishte fshehur dënimin për kalimin e paligjshëm të kufirit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!