“KQZ-ja është e destinuar të dështojë”, Zguri raporton në Komisionin e Ligjeve për 2019: Viktimë e konfliktit politik

schedule12:40 - 10 Mars, 2020

schedule 12:40 - 10 Mars, 2020

Kreu i KQZ Klement Zguri i konsideron zgjedhjet e 30 qershorit jonormale dhe shprehet se KQZ është e destinuar të dështojë kur vihet përballë përplasjeve politike.

Zguri ka raportuar në Komisionin e Ligjeve në Kuvend lidhur me veprimtarinë në vitin 2019 të institucionit përgjegjës për zhvillimin e zgjedhjeve në Shqipëri.

“Konflikti politik i vitit 2019 ishte një provë sfilitëse për KQZ-në. Si trupë e ngritur mbi parimin e balancimit politik, KQZ-ja është e destinuar të dështojë kur vihet të përplaset me politikën.

KQZ-ja këtë radhë i mbijetoi përplasjes, sepse ajo nuk ishte në themel të konfliktit, por thjesht një nga viktimat e tij. Një përplasje tjetër e ngjashme, ose më e madhe se kjo mund edhe ta rrëzojë KQZ-në dhe, bashkë me të, gjithë administratën zgjedhore.

Prandaj ka rëndësi imperative që Kuvendi të ndërhyjë, të reformojë institucionin, ta mbrojë atë nga vala goditëse. Përplasjet politike nuk janë në dorën tonë, nuk i parashikojmë dot, nuk i parandalojmë dot. Por reforma institucionale është. Atë e kemi në dorë, atë mund ta bëjmë, për të jemi përgjegjës”, deklaroi Zguri.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!