KQZ gjobit me 2 milion lekë RTSH-në, transmetoi reklama politike ditën e heshtjes zgjedhore

schedule09:30 - 27 Maj, 2021

schedule 09:30 - 27 Maj, 2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka gjobitur me 2 milionë lekë Radion Televizionin Shqiptar. Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi bëri me dije se RTSH ka transmetuar reklama politike më datë 24 prill, ditën e heshtjes zgjedhore.

“Vendos masë administrative, 2 milionë lekë gjobë për RTSH. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe postohet në fletoren zyrtare, kundër këtij vendimi mund të ankimohet në Kolegjin Zgjedhor, brenda 5 ditëve nga hyrja në fuqi”, tha Celibashi. /abcnews.al