KQZ dërgon inspektorë në Kurbin, shkak situata e tensionuar

schedule20:26 - 15 Maj, 2023

schedule 20:26 - 15 Maj, 2023

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dërguar inspektorë për të ndjekur nga afër procesin e numërimit të votave për shkak të tensioneve të krijuara në Bashkinë e Kurbinit. Inspektorët e KQZ-së do të monitorojnë nga afër procesin që të vijojë numërimi normalisht dhe rezultati të dalë sa më shpejt.

Megjithatë, pas një ndërprerje të shkurtër tashmë ka nisur numërimi. Sipas rezultateve të deritanishme nga KQZ, kandidatja socialiste Majlinda Cara kryeson me 7,215 në krahasim me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” Behar Haxhiu, i cili deri më tani ka 7,056./abcnews.al