67 numërues do të shkojnë për kallëzim penal nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për shkak se akuzohen për parregullsi dhe vjedhje votash në zgjedhjet e 25 prillit. Raportohet se numëruesit janë nga qarqe të ndryshme të vendit ku kryeson Tirana me 7 qendra votimi.
ABC ka siguruar inicialet e numëruesve ku vihet re që janë si nga radhët e Partisë Demokratike por edhe nga Partia Socialiste.
Kujtojmë se tryezat e numërimit kanë pasur grupe të përbërë nga 4 persona konkretisht dy nga PS dhe dy nga PD.
Pavarësisht nëse vjedhja është bërë brenda listës së PD apo PS, kallëzohet i gjithë grupi, pasi si rregull, numëruesi i PS apo i PD nuk duhet të linte kundërshtarët që të kryejnë vjedhje.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një prononcim për mediat deklaroi se ne dy qendra votimi jane identifikuar 20 raste te votimeve te shumefishta.
“Në total janë 67 anëtarë të grupeve të numërimit, emrat e të cilëve do të referohen në organin e prokurorisë. Të gjitha shkeljet që i kemi vlerësuar si shkelje penale, kanë të bëjnë me diferenca në fletët e votimit, apo në rezultatin e votimit për kandidatin, jo për partinë. Ne s’kemi në kushte as për të hetuar dhe verifikuar për këta anëtarë, që janë apo jo përgjegjës për këtë parregullsi. Do i takojë organit të prokurorisë për të parë që nesër janë të 4 anëtarët e grupit përgjegjës, apo vetëm njëri prej tyre. të 4 janë përgjegjës para ligjit. Janë 20 raste kur kemi parë votim të shumëfishtë. janë në 2 qendra votimi këto raste.”, tha Celibashi.
Grupet e numërimit të votave përgjegjëse për shkeljet e konstatuara për saktësinë e numërimit të votave për kandidatë:
QARKU
1 Berat
2 Elbasan
3 Elbasan
4 Gjirokastër
5 Gjirokastër
6 Gjirokastër
7 Gjirokastër
8 Korçë
9 Lezhë
10 Shkodër
11 Shkodër
12 Shkodër
13 Tiranë
14 Tiranë
15 Tiranë
16 Tiranë
17 Tiranë
18 Tiranë
19 Tiranë
KODI QV DHE GRUPI I NUMËRIMIT
33052
1- D.O
2- F.O
3- K.K
4-E.Q
2780
1-E.K
2- Y.K
3- O.B
4- E.Z
2796
1-D.A
2- E.D
3- M.V
4- O.A
4247/1
1- A.Ç
2-G.SH
3- S.R
4- A.M
4383
1-V.B
2- TH.B
3-T.H
4390
1- P.SH
2-L.H
3- F.M
4223
1-N.K
2- D.D
3- E.S
4- E.G
3664
1- A.T
2- K.D
3-E.P
4-E.SH
0895
1- A.D
2-F.V
3- F.Gj
4- E.K
0162
1- P.K
2- A.M
3- A.T
4- R.D
0161
1-I.M
2- A.Ç
3- GJ.D
0150
1-GJ.V
2-K.Sh
3-E.P
4-S.S
2039
1-P.B
2-L.K
3-E.K
4-E.K
2039/1
1-E.GJ
2-L.B
3-A.I
4-G.L
2044/1
1-I.L
2-O.N
3-S.R
4-D.K
1650
1-E.M
2-A.T
3-B.G
1532
1-A.E
2-E.D
3-E.F
1877
1-E.B
2-I palexueshem
3-B.H 4-K.S
1943
1-E.H
2- B.N
3-D.D
4- K.L
/abcnews.al/