KPK shtyn seancën për gjyqtaren e “sfilatave” Enkeleda Kapedani

schedule14:42 - 9 Maj, 2022

schedule 14:42 - 9 Maj, 2022

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shtyrë seancën dëgjimore me gjyqtaren e Gjykatës së Elbasanit Enkeleda Kapedani.

Hetimet u hapën sërish pas gjetjeve të Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit pas dy seancave të para.

Pas përfundimit të hetimit KPK njoftoi Kapedanin për seancën e tretë dëgjimore mbi gjetjet e reja, por seanca e lënë në 5 maj dhe ajo e të hënës u shtynë për shkak të raporteve mjekësore nga gjyqtarja.

Lexo edhe: “Pushtoi” rrjetet sociale me videot e saj, del sot para vettingut Enkeleda Kapedani

Kapedani është hetuar në të tri kriteret, ndërsa i janë kërkuar shpjegime për disa transaksione. Prej janarit të këtij viti gjyqtarja është e pezulluar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, pas publikimit të disa videove të saj në rrjetin social Tik-Tok që u konsideruan jo etike, pasi shihej teksa “sfilonte” në zyrë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!