KPK shtyn seancën dëgjimore për ish-kryetaren e Gjykatës së Lartë

schedule15:21 - 16 Qershor, 2020

schedule 15:21 - 16 Qershor, 2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shtyre për të dytën herë seancën dëgjimore për Shpresa Beçajn, aktualisht gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë. Beçaj ka qenë kryetare e Gjykatës së Larte.

Siç raporton gazetarja Glidona Daci për abcnews.al, KPK do të publikojë njoftim zyrtar në lidhje me arsyen se përse u shty seanca për të dytën herë.

Ndërsa seanca e 3 qershorit u shty për arsye se Gjyqtarja ishte sëmurë, dhe kishte paraqitur raport mjekësor.

Trupa gjyqësore që po kryen procesin e vetingut për  Beçajn, përbëhet nga Suela Zhegu, Roland Ilia dhe Lulzim Hamitaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!