KPK shtyn për datën 3 maj vendimin për Altina Xhoxhaj

schedule10:19 - 25 Prill, 2018

schedule 10:19 - 25 Prill, 2018

Është shtyrë për datën 3 Maj vendimmarrja për pastërtinë e figurës së anëtares së Gjykatës Kushtetuese Altina Xhoxhaj.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit deklaroi se kërkonte më shumë kohë për verifikimin e dokumentacioneve shtesë të sjella nga Xhoxhaj pas seancës dëgjimore të datës 23 Prill. Në atë seancë KPK konstatoi se gjyqtarja nuk justifikonte disa pasuri, fakt që u kundërshtua me forcë prej saj. Xhoxhaj pretendoi se KPK po lexonte ligjin në mënyrë të gabuar.

Duket kjo ka qenë arsyeja që KPK mori më shumë kohë për dhënien e një vendimi. Ndjekim arsyetimin e kryetares Genta Bungo. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!