Prokurori Ervin Karanxha është shkarkuar nga detyra ditën e sotme. Seanca në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit është shoqëruar me tensione.
Pas debateve, avokatët e prokurorit u nxorën jashtë nga efektivët e Gardës së Republikës.
Trupa gjykuese përbëhej nga Etleda Çiftja, Valbona Sanxhaktari dhe Pamela Qirko.
Ndërkohë që sot prokurori dhe avokatët e tij janë paraqitur në seancë, për të cilën pretendonin se do të ishte dëgjimore dhe jo për shpalljen e vendimit nga KPK. m.v/abcnews.al

