KPK shkarkon nga detyra prokurorin Përparim Kulluri

schedule09:04 - 6 Nëntor, 2019

schedule 09:04 - 6 Nëntor, 2019

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Krimeve të Rënda Përparim Kulluri.

Prokurori nuk ka mundur të kalojë me sukses procesin e vettingut, pasi nuk ka rezoltuar i pastër.

Për Kullurin, Inspektoriati i Lartë i Deklarimit, Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPI) shprehet se prokurori i Krimeve të Rënda e justifikonte pasurinë e tij. Në mbrojtje të tij është shprehur dhe KLP-ja, e cila thotë se Kulluri ka aftësi të mira profesionale.

Megjithatë, DSIK dhe ONM shprehën kritika të ashpra në lidhje me veprimtarinë e prokurorit Kulluri. Ai akuzohet se ka kaluar kufirin shqiptaro-grek me një automjet, e cila është në pronësi të një të dënuari për trafik droge në Greqi. Ky person ka inicialet A.B.

Për çështjen e makinës prokurori u shpreh para trupës gjykuese gjatë seancës dëgjimore: “Për shitjen e makinës “Volsvagen” ka autorizuar shtetasin D.Gj. Ai ka gjetur klientin dhe negociuar çmim 12 mijë euro. Ai ka mbajtur vlerën 5 mijë euro si kapar makinës tjetër që do të bleja”.

Po ashtu Kulluri ka sqaruar edhe raportin e DSIK: “Nuk më është bërë asnjeherë pyetje nëse e njoh A.B. Ne kemi qenë studentë në viin 1990, kemi qënë në të njëjten godinë, në të njëjtin kat. Unë  nuk kam pasur më kontakte të mëvonshme me të. Nuk e dija as që tani paska emër tjetër.

Pasi u njoha me aktet, konstatoj se sa i përket gjetjeve të ONM, dua të them që nuk kam dijeni se ai ishte hetuar në Shqipëri. Nuk kam dijeni se ai është hetur në viitn 2014 nga Krimet e Rënda. Unë nuk mund ta dija një fakt të tillë, vetëm nëse do të isha prokuror i çështjes”.

Përparim Kulluri e ka nisur karrierën në drejtësi në vitin 2004. Nga viti 2008 deri në vitin 2013, Kulluri ka ushtruar detyrën e Kryeprokurorirt të Shkodrës. Ish-presidenti i Republikës Bujar Nishani e riktheu Kullurin në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në vitin 2013 me dekret të posaçëm. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!