KPK shkarkon nga detyra ish-kryetaren e Gjykatës se Lartë

schedule08:55 - 3 Korrik, 2020

schedule 08:55 - 3 Korrik, 2020

Shpresa Beçaj ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë, nuk ka arritur të kalojë në raundin e parë të vettingut në Komisionin e Posaçëm të Kualifikimit.

Përballja e gjyqtares së Apelit, Shpresa Beçaj, me komisionerët e vetingut nuk i ngjau asnjë përballjeje tjetër që nga nisja e procesit të pastrimit të drejtësisë më shumë se dy vite më parë.

Komisionerët e vetingut nuk relatuan asnjë të dhënë për pasurinë, figurën apo profesionalizmin e ish-kryetares së Gjykatës së Lartë.

Sipas gjyqtarëve të KPK, Shpresa Beçaj nuk kishte dorëzuar asnjë nga tre formularët e vetëdeklarimit për llogari të vetingut që çdo gjyqtar apo prokuror ka dorëzuar, as në afatin e parashikuar dhe as më pas.

Ajo nuk i kishte dorëzuar tre formularët, pasi gjatë afatit kohor të parashikuar ajo nuk ushtronte detyrën e gjyqtares./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!