Liroi nga burgu Lul Berishën, KPK jep vendimin për gjyqtarin Arben Vrioni

schedule12:10 - 22 Nëntor, 2019

schedule 12:10 - 22 Nëntor, 2019

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkua nga detyra gjyqtarin e Apelit Durrës, Arben Vrioni.

Gazetarja Glidona Daci bën të ditur për abcnews.al se Vrioni nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme.

Gjyqtari eshte pjese e 3 treshes gjykuese për çështjen e Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë.

Në seancën dëgjimore, pasi iu njoftuan të drejtat dhe tha do të mbrohej vetë, pa avokat, gjykatësi Vrioni listoi një sërë kërkesash për trupën gjykuese që po shqyrton rastin e tij.

Vrioni, që ishte rivlerësuar vetëm në kriterin e pasurisë, i kërkoi KPK të rihapë hetimin në dy kriteret e tjera. Ai po ashtu tha para trupës së përbërë nga Firdes Shuli, Alma Faskaj dhe Pamela Qirko, se nuk ishte njohur me rezultatet e një hetimi të dytë mbi pasurinë dhe kërkoi të njihej me to.

Ndërsa kryesuesja kërkoi të fillohej me leximin e raportit të relatorit, Vrioni parashtroi dy kërkesa të tjera. Ai pretendoi fillimisht se duke qenë se ishte me urdhër mbrojtje për shkak të kërcënimit që i është bërë në cilësinë e anëtarit të trupës së Gjykatës së Krimeve të Rënda të Apelit që po shqyrton çështjen ndaj Emiljano Shullazit dhe të tjerëve. Vrioni shtoi se nuk kishte pasur mundësi objektive për tu njohur me materialet shtesë.

Çështja ndaj Shullazit dhe bashkë të pandehurve në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda  po ashtu është shtyrë disa herë për shkak të kërkesave proceduriale të mbrojtjes. Vrioni po ashtu kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese për njëanshmëri. “Me gjithë respektin që kam për Ju”, tha ai duke iu drejtuar trupës ndërsa kërkoi përjashtimin. Vrioni pretendoi se mosnjohja me rezultatet e rihetimit e vendosnin atë në pozita “jo të favorshme”.

Vrioni ka qenë edhe më herët në qendër të vëmendjes. Ai u bë pjesë e një hetimi të Prokurorisë pas vendimit të debatueshëm të një trupe gjyqësore të drejtuar prej tij për lirimin e parakohshshëm të ish-kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha.  Hetimi i prokurorisë në këtë çështje u pushua megjithatë pa asnjë rezultat./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!