KPK shkarkon gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, Artan Laze

schedule10:45 - 11 Korrik, 2018

schedule 10:45 - 11 Korrik, 2018

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra gjyqtarin e Gjykatës Tiranë, Artan Lazaj. Përmes avokatit gjyqtari paralajmëroi ankimimin e këtij vendimi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Artan Lazaj, rezultoi ngelës në procesin e vettingut. Sipas këtij vendimi, pas hetimit të thelluar të bërë nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shqyrtimit të pretendimeve të gjyqtarit, Lazaj u vlerësua si i papërshtatshëm për sistemin.

Verdikti u dëgjua nga vetë gjyqtari, i cili nuk pranoi të flasë për mediat. Për avokatin e tij, Sokol Hazizaj, vendimi ishte i papritur, por theksoi se do ta ankimojë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Gjatë seancës dëgjimore, KPK listoi si pasuri të Lazes dy apartamente në Tiranë, një në Vlorë të trashëguar nga i ati dhe një në Bulqizë, të trashëguar nga vjehrri, një truall në Porto Palermo dhe një automjet “Mercedes-Benz”. Sipas komisionit ishin konstatuar parregullsi në sigurimin e ketyre pasurive.

Në nisje të procesit Lazaj kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese të çështjes e më tej të anëtares Brunulda Bekteshi për papajtueshmëri, kërkesa që iu refuzuan./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!