KPK konfirmon në detyrë prokurorin Ludovik Dodaj

schedule10:18 - 8 Qershor, 2020

schedule 10:18 - 8 Qershor, 2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë, Prokurorin e Apelit të Durrësit, Ludovik Dodaj.

Dodaj punon si prokuror pranë Gjykatës së Apelit të Durrësit prej vitit 2002, ndërsa në dhjetor të vitit 2019, ai u zgjodh përmes shortit anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Ndërkohë në seancën dëgjimore të zhvilluar pak ditë më parë, KPK ka theksuar se Dodaj nuk kishte pasur probleme as në kriterin e figurës dhe as në atë të profesionalizmit, por sipas KPK u gjet me mungesë burimesh financiare vetëm për vitin 2008./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!