Edhe Prokurori i Krimeve të Rënda, Vladimir Mara u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Mara, që njëkohësisht është edhe kandidat për SPAK, sipas raportit të ILDKP, nuk ka fshehur pasurinë dhe nuk ka konflikt interesi.
DSIK e ka konsideruar të përshtatshëm prokurorin Mara për vijimin e detyrës dhe të njëjtin vlerësim pozitiv ka dhënë edhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë lidhur më aftësitë profesionale.
Prokurori i krimeve të rënda Vladimir Mara, është një nga prokurorët që po heton të ashtuquajturën dosjen “339” .
Po ashtu ai ishte një nga prokurorët e trupës që hetoi dosjen e ish-ministrit Brendshëm Saimir Tahiri, e cila është dorëzuar në Gjykaten e Krimeve të Rënda dhe këtë muaj nis procesi i gjykimit. /ABC News Albania 24/7