KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Ilir Toska

schedule11:45 - 21 Qershor, 2018

schedule 11:45 - 21 Qershor, 2018

Ilir Toska, gjyqtari i Apelit Tiranës kaloi me sukses procesin e vettingut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli të enjten vendimin përfundimtar për Toskën, duke e konfirmuar atë në detyrë. Gjyqtari Toska u shqyrtua me përparësi për shkak të kandidaturës së tij për Këshillin e Lartë Gjyqësore. Në seancën dëgjimore të zhvilluar të mërkurën, KPK relatoi se gjyqtari Toska ishte vlerësuar pozitivisht sa i përkiste justifikimit të pasurisë, figurës dhe aftësive profesionale. Sipas komisionit, Toska gëzonte vetëm një pasuri të patundshme, një apartament të blerë 50 mijë euro në Tiranë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!