KPK konfimoi në detyrë prokurorin e Apelit Shkodër, Arben Dollapaj

schedule10:18 - 6 Gusht, 2018

schedule 10:18 - 6 Gusht, 2018

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë prokurorin e Apelit të Shkodrës Arben Dollapaj. Ai  ishte i pranishëm sot në seancën e dhënies së vendimit. Trupa gjykuese e përbërë nga Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi, Olsi Komici, vendosi konfirmimin e tij. Në  seancën dëgjimore të zhvilluar më 3 gusht, rezultoi nga hetimet e KPK-së dhe raportet e ILDKPI-së, se prokurori Dollapaj justifikonte pasurinë e tij.

Edhe Drejtoria e Sigurimit të Informacionit te Klasifikuar në raportin e saj, e konsideron prokurorin Dollapaj të përshtatshëm për vazhdimin e detyrës, pasi nuk ka kontakte me persona të inkriminuar. Sa i takon aspektit profesional, prokurori Arben Dollapaj vlerësohet se ka aftësi në interpretimin e zbatimin e ligjit, ka aftësi shumë të mira drejtuese e organizative. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!