KPK dëgjesë me gjyqtaren Nertina Kosova

schedule11:39 - 17 Korrik, 2018

schedule 11:39 - 17 Korrik, 2018

Në Komisionin e Posaçëm të Kualifikimit ishte në seancë dëgjimore, gjyqtarja e Apelit të Krimeve të Rënda, Nertina Kosova. Verifikimi i figurës së saj bëhet me përparësi, për shkak se është kandidate për Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Në relacionin për Kosovën, sipas informacioneve të ILDKPI-së, rezulton se gjyqtarja ka qenë bashkëpunuese dhe e saktë në deklarim, ndërsa burimet e të ardhurave janë të ligjshme.

Gjyqtarja Kosova zotëron një apartament 120 m2 në zonën e Don Boskos në Tiranë, i blerë falë edhe një kredie bankare prej 5 milionë lekësh. Kursimet e saj janë 1 milionë lekë, për prejardhjen e të cilave u paraqitën prova shkresore e transaksione bankare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!