KPA vendosi të ribëjë analizën financiare të Alma Bratit

schedule15:28 - 26 Prill, 2019

schedule 15:28 - 26 Prill, 2019

Gjyqtarja e Tiranës, Alma Brati u përball të premten e 26 Prillit më Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për të justifikuar dy denoncimet e ardhura në emër të saj. Në fjalën e saj, Brati akuzoi Kolegjin për mungesë informacionesh. Sipas gjyqtares,  denoncimet nuk janë të vërteta, dhe janë bërë për të ulur figurën e saj. Alma Brati i kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të mbyllë hetimet dhe të mos i marrë në konsideratë denoncimet. Kjo kërkesë nuk u pranua nga Kolegji. Trupa gjykuese vendosi të mos riçelë hetimet për denoncimet, dhe të marrë dy dokumente të subjektit për cilësinë e provës, dhe njofton se do të ribëhet analiza financiare.
Alma Brati kaloi sitën e vettingut në korrik të vitit të shkuar, por u ankimua nga komisioneri Publik. Në vlerësimin e Komisionerit Publik, hetimi i KPK-së për rastin e gjyqtares nuk është i plotë prandaj e ka çuar çështjen në Komisionin e Pavarur të Apelimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!