Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK-së për shkarkimin e prokurorit të Tiranë, Shpëtim Kurti.
Në 23 nëntor 2018 KPK vendosi shkarkimin e Kurtit pasi nuk justifikonte pasurinë dhe ka pasur kontakte të papërshtatshme.
Kjo nuk u pranua nga prokurori dhe më 28 janar 2019 vendosi të apelonte këtë vendim të KPK në KPA, e cila foli sot përmes trupës gjykuese të përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtarë.
KPA vendosi mbajtjen në fuqi të vendimin të KPK dhe shkarkim dhe daljen përfundimisht nga drejtësia të prokurorit Shpëtim Kurti./abcnews.al