KPA pritet të vendosë sot rreth vettingut të ish-gjyqtares Mirela Fana 

schedule11:18 - 10 Shtator, 2018

schedule 11:18 - 10 Shtator, 2018

Kolegji i Posaçëm i Apelimit është tërhequr për të marrë vendim në lidhje me ankimimin e bërë nga Komisioneri Publik për ish-anëtaren e Gjykatës së Lartë, Mirela Fana. Kjo e fundit ka dhënë dorëheqjen në janar të vitit 2017, si anëtare e Gjykatës së Lartë. Pas dorëheqjes është ndërprerë dhe procesi i vettingut për ish-gjyqtaren Fana.

Në fund të marsit të këtij vitit Komisioneri Publik kundërshtoi vendimit e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit znj. Mirela Fana. Rreth orës 13.00 pritet dhe vendimi nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. /abcnews.al