KPA pranon 10 provat e reja të Xhezair Zaganjorit

schedule12:00 - 10 Korrik, 2019

schedule 12:00 - 10 Korrik, 2019

Administrohen nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit  10 provat e reja të dorëzuara nga Kreu i Gjykatës se Lartë Xhezair Zaganjori. Gjatë seancës së sotme Komisioneri Publik Florian Ballhysa relatoi prapësimet për 23 provat e dorëzuar në seancën e parë nga Zaganjori dhe i kërkoi gjykatës që të mos merren parasyshë në vendim.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi që të administrojë 10 provat e reja të dorëzuara nga Kreu i Gjykatës së Lartë Xhezair Zagnjori, për të prapësuar  gjetjet e Komisionerit Publik.

Në seancën e zhvilluar në fund të Qershorit Zhaganjori dorëzoi 23 prova për të rrëzuar pretendimet e Florian Ballhysës. Gjatë zhvillimit të seancë Komisioneri Publik relatoi para trupës gjykuese të gjitha prapësimet për prova e dorëzuara nga Kreu i Gjykatës së Lartë.

Sipas Ballhysës për 4 pasurit në Tiranë kontratat noteriale të dorëzuara nga Zaganjori, janë akte formale. Gjithashtu komisoneri relatoi se Kreu i Gjykatës së Lartë nuk ka sjellë asnjë provë apo dokument të ri, që të vërtetojë se ka paguar detyrimet tatimorë nga 2001-2006.

Florian Ballhysa u kërkoi togave të zeza, që të mos merren parasysh nga gjykata në vendim 23 provat e Xhezair Zaganjorit.  Jashtë KPA Zaganjori komentoi edhe ngërçin në Gjykatën supreme.

Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e Kreut të Gjykatës së Lartë me argumentin se nuk ka pasur burime të ligjshme për krijimin e 4 pasurive në Tiranë , nuk ka paguar detyrimet tatimore dhe e nuk ka pasur të ardhura për të paguar shkollimin e djalit në gjermani. Vendimi për Xhezair Zaganjorin pritet të jepet nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit më 17 Korrin në orën 14. ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!