Kolegji i Posaçëm i Apelimit mbyll pas 6 muajsh hetimet për Edmond Islamajn, gjyqtar në Gjykatën e Lartë. Në seancën e 17 Prillit trupa gjykuese u njoh me provat e Komisionerit Publik dhe provat e subjektit të rivlerësimit. Gjyqtari Islamaj kërkoi sërish shtyrjen e seancës, pasi kërkoi kohë për të kundërshtuar dhe argumentuar provat që ka sjellë komisioneri publik. Por trupa gjykuese e rrezoi kërkesën, duke i thënë që argumentet mund t’i paraqiste në seancën e sotme.
Edmond Islamaj u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në Qershor të 2018, ndërsa u ankimua nga Komisioni Publik pak muaj më pas për dy shkelje në lidhje me pasurinë që sipas Komisionerit Publik nuk janë hetuar siç duhet nga KPK. Seanca radhës në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit do të mbahet në 2 Maj./abcnews.al
KPA mbyll hetimet për gjyqtarin Edmond Islamajn
schedule16:53 - 17 Prill, 2019
schedule 16:53 - 17 Prill, 2019