Kovaçevski: Të protestohet në mënyrë të maskuar, e palejueshme për vendin që kaloi 27 prillin

schedule17:04 - 5 Korrik, 2022

schedule 17:04 - 5 Korrik, 2022

“Ajo që po ndodh para qeverisë është organizuar nga partitë politike që janë kundër NATO-s dhe BE-së. Maqedonia është vend demokratik, me legjislacion më të rregullt.” Kështu është shprehur ditën e sotme kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski.

Ai theksoi se sot po përgatiten për diçka që nuk i takon një vendi anëtar të NATO-s gjatë protestave që janë planifikuar nga sonte në ora 19:00 para qeverisë.  Kovaçevski theksoi se çdokush mund të protestojë si ata që protestuan kur duhej të mbroheshin të drejtat e studentëve dhe profesorëve.

“Nuk ka ndodhur kurrë, veç një herë dhe tani për herë të dytë, që protestuesit me kapela të cilët qëllojnë ndaj policisë, të kemi plagosur policë. Çdokush mund të protestojë për çdo çështje. Por qëllimi, të vesh kapelë, të shkosh i maskuar, është i palejueshëm për vendin që kaloi 27 prillin.

Nuk duhet të përsëritet. Dje patë që policia u tërhoq. Këtu po diskutohet një propozim nga BE-ja. 27 vende anëtare, të përfaqësuara nga Michel, paraqitën një propozim për fillimin e negociatave. Secili prej nesh në këtë vend përfaqësohet nga deputetët në Kuvend, pavarësisht se cilës parti i përket. Të gjithë do të vendosim nëse duam negociata apo jo. Askush nuk fajëson policët që qëndruan pas Qeverisë duke kryer detyrën. Nuk ka faj as ndërtesa, sepse propozimi ka ardhur nga 27 shtete”, sqaroi Kovaçevski. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!