Kovaçevski: “Maqedonasit” në Greqi e Bullgari kanë të drejtën e vetëvendosjes

schedule09:00 - 25 Mars, 2023

schedule 09:00 - 25 Mars, 2023

 

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ditën e premte u bëri thirrje autoriteteve bullgare që të respektojnë vendimet e Gjykatës për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, në lidhje me respektimin e të drejtave të asocimit për “maqedonasit”, të cilat Bullgaria ende nuk i ka zbatuar, teksa nuk lë pa përmendur edhe Greqinë.

“Ne gjithmonë kemi reaguar në raport me të gjithë qytetarët, të cilët në çdo vend tjetër e përkufizojnë veten si maqedonas”, tha kryeministri i Maqedonisë së Veriut .

“Ka maqedonas pothuajse në të gjitha vendet e botës, ashtu siç ka maqedonas në SHBA, Gjermani, Zvicër, ashtu ka maqedonas në Bullgari dhe Greqi, pra njerëz që e përkufizojnë veten si maqedonas dhe kanë të gjitha të drejtat që të gjithë qytetarët duhet ta shprehin lirisht dëshirën e tyre për vetëvendosje ”, shtoi ai.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!