Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kovaçevski: Diskursi i Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut i ngjashëm me atë të Rusisë ndaj Ukrainës

schedule15:46 - 17 Maj, 2023

schedule 15:46 - 17 Maj, 2023

Kryeministri Dimitar Kovaçevski  është shprehur se Maqedonia e Veriut njihet ndërkombëtarisht si një shoqëri funksionale moderne multietnike ku respektohen të gjitha të drejtat.

Sipas tij të gjitha raportet e konfirmojnë këtë sdhëe akuzat e shprehura në Samitin e Këshillit të Evropës në Rejkjavík nga përfaqësuesi i bullgarisë janë krejtësisht të pabaza dhe vijnë nga një vend që nuk respekton gjykimet e GJEDNJ dhe standardet e Këshillit në fushën e të drejtave të njeriut.

 “Diskursi i përdorur nga Bullgaria ndaj Maqedonisë së Veriut për fat të keq është shumë i ngjashëm me diskursin e përdorur nga Federata Ruse ndaj Ukrainës. Është e papranueshme që akuza të tilla të keqpërdoren për qëllime politike, veçanërisht në këtë periudhë vendimtare për të ardhmen e Evropës”, theksoi Kovaçevski.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, siç theksoi Kryeministri, meritojnë të ecin përpara së bashku, sepse kur fqinjët ecin përpara, edhe të tjerët ecin përpara.

“Nuk duhet të lejojmë ndikim nga palët e treta, veçanërisht jo nga Rusia, dhe në zemër të Ballkanit, që është zemra e Evropës”, shtoi Kovaçevski./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!