Scott Disick ndihet vërtet i trishtuar për fejesën e ish-it të tij, Kourtney Kardashian. Megjithëse 38-vjeçari e dinte që Kourtney dhe Travis Barker mund të fejoheshin në një moment, nuk e ka pritur mirë këtë lajm.
“Ai gjithmonë do të kujdeset për Kourtney. Është nëna e fëmijëve të tij dhe askush tjetër nuk do të krahasohet me këtë.”, tha një burim. Scott ka tre fëmijë me Kourtney, por bukuroshja brune kohët e fundit u fejua me bateristin e famshëm.
“Ai do të jetë gjithmonë pjesë e familjes Kardashian, por është e vështirë për të që të jetë pranë Kourtney dhe Travis.”, tha më tej burimi. Travis i propozoi yllit televiziv në fundjavë ndërsa po perëndonte dielli në një ambient shumë romantik.
/abcnews.al