Kourtney Kardashian dhe Travis Barker prezantojnë për herë të parë djalin e tyre

schedule15:48 - 23 Dhjetor, 2023

schedule 15:48 - 23 Dhjetor, 2023

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker kanë publikuar fotot e para të foshnjës së tyre, shtatë javë pas lindjes së tij.

Në një prej fotove, Kardashian po ushqente me gji djalin e saj, ndërsa në një tjetër, Barker e kishte në krahë ndërsa gruaja e tij qendronte në këmbët e tij.

“ROCKY”, ka shkruar në mbishkrimin e postimit personazhi i famshëm televiziv.

Më 4 nëntor, ylli i ‘Kardashians’ dhe bateristi i Blink-182 mirëpritën djalin e tyre. Menjëherë pas kësaj, një burim i tha People se Kardashian është “e emocionuar me ardhjen e djalit të saj. Ajo është e lumtur që mund ta përqafojë djalin e saj tani. Ajo ndihet kaq e bekuar.
Burimi gjithashtu vuri në dukje se shtatzënia e Kardashian thuhet se “mori një kthesë stresuese drejt fundit”. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!