Jules Kounde u zyrtarizua te Barcelona si afrimi më i ri i katalanasve gjatë kësaj merkatoje. Mbrojtësi francez u transferua në “Camp Nou” për shifrën e 60 milionë eurove plus bonuse, teksa “refuzoi” kalimin te Chelsea.
Menjëherë pasi u prezantuar si një katalanas, ish-legjenda e Manchester United nuk i ndal “thumbat” ndaj Barcelonës.
Garry Neville ka bërë një postim në rrjetet sociale duke thumbuar haptash katalanasit.
“A e di ai se nuk i paguhet paga e plotë nëse duan ta heqin qafe??”, thuhet në postimin e Neville, derisa ka shpërndarë atë të Fabrizio Romanos.
Ish-legjenda e djajve po kritikon Barcelonën që nuk po u paguan pagat lojtarëve, specifikisht Frenkie de Jongut që po kërkohet nga United.
Neville ka kërkuar ndërhyrjen nga FIFA dhe lojtarët të marrin veprime ligjore ndaj klubit katalanas që nuk i paguan obligimet dhe bën transferime të tjera.
Does he know he doesn’t get paid his full wages if they want rid of him?? https://t.co/M6iHfQSNyu
— Gary Neville (@GNev2) July 28, 2022
/f.a/abcnews.al