Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Kounde shqetëson “gjelat” dhe “katalanasit”, “ylli” francez dëmtohet para sfidave të Kombëtares

schedule23:26 - 9 Tetor, 2023

schedule 23:26 - 9 Tetor, 2023

Përveç rezultatit të dobët ndaj skuadrës së Granada, “katalanasit” e Barcelona kanë pësuar një tjetër “humbje”, mbrëmjen e së dielës që sapo lamë pas, humbje e cila prek dhe Kombëtaren e “gjelave” francezë.

Këtë të hënë, “bluagranat” kanë njoftuar me anë të një postimi në profilin e tyre zyrtar në “Tëitter” ka njoftuar dhe qendërmbrojtësi francez, Jules Kounde ka pësuar një ndrydhje të ligamentit të brendshëm anësor të gjurit të majtë.

Për këtë arsye, ish-lojtari i “andaluzianëve” të Sevilla nuk do të jetë në gjendje t’i përgjigjet thirrjes së trajnerit Deschamps nga “Les Bleus” dhe ende nuk dihet se kur do të kthehet në fushën e blertë për “katalanasit”. /i.m /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!