Kounde i “acaruar” me pozicionimin në fushë, Chelsea bën gati “thesin” për francezin

schedule20:54 - 23 Maj, 2023

schedule 20:54 - 23 Maj, 2023

Qendërmbrojtësi francez, Jules Kounde u transferua me shumë bujë nga “andaluzianët” e Sevilla te “katalanasit” e Barcelona verën e kaluar, me këta të fundit që mposhtën në “garën” për 24-vjeçarin, “blutë” e Chelsesa.

Mirëpo, edhe pse ka kaluar vetëm 1 sezon nga ardhja e Kounde në “Camp Nou”, duket se francezi do të largohet nga Barcelona, me pretekstin se është i pakënaqur duke luajtur më shumë në krahun e djathtë të mbrojtjes, sesa në qendër aty ku ka dhe pozicionin natyral.

Francezi gjithashtu beson se shanset për të luajtur në mes do të jenë edhe më të vogla pas nënshkrimit të Inigo Martinez nga Bilbao, kështu që Kounde është i gatshëm për të “pranuar” propozimet e klubeve të tjera, me Barça-n që mund të përfitojnë një shumë të mirë parash për 24-vjeçarin.

Për qendërmbrojtësin francez tepër të interesuar edhe këtë merkato vere janë dhe “blutë” e Chelsea, të cilët janë të gatshëm të derdhin plot 55 milionë euro në arkat “katalanase” për shërbimet e Kounde.

Ndërkaq, në krahun tjetër për të zëvendësuar 24-vjeçarin në krahun e djathtë të mbrojtjes, Barcelona mendon të afrojë në “Camp Nou” argjentinasin e Villarreal, Juan Foyth, me 25-vjeçarin që pëlqehet shumë nga tekniku Xavi /i.m /abcnews.al