Koulibaly: Turp që Edou nuk është në garë për “Topin e Artë”

schedule10:07 - 12 Tetor, 2021

schedule 10:07 - 12 Tetor, 2021

Mbrojtësi i Napolit dhe kapiteni i Senegalit Kolido Koulibaly, doli në një deklaratë për mediat pas ndeshjes që Senegali fitoi kundër Namibisë më rezultatin 4-1.

Përveç që kometoi ndeshjen, Koulibaly nuk la pa përmenur edhe lënien jashtë të bashkëatdhetarit të tij, Edouard Mendy, në 30-shen e futbollistëve kandidatë për “Topin e Artë”.

 

“Është një turp i vërtetë që Edou nuk është një prej tyre. Ai është portieri i parë afrikan që fiton Ligën e Kampionëve. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë dhe të ecim përpara. Ne duhet të bëjmë dyfishin e punës të disa njerëzve për t’u gjykuar mirë.

Edou është një person shumë pozitiv. Ne folëm për të së bashku. Ai do të vazhdojë të luftojë për të qenë pjesë e tij. Për mua, ai ka një vend mes këtyre 30 lojtarëve, u shpreh 30-vjeçari. /abcnews.al