Kalidou Koulibaly mbrojtësi dhe kapiteni i Senegalit, mbështet idenë e FIFA -s për organizimin e Kupës së Botës çdo dy vjet, sepse ai beson se kjo mund t’u japë më shumë mundësi ekipeve afrikane.
“Ky mendim është pozitiv për numrin e ekipeve afrikane”, theksoi lojtari i Napolit pas fitores 4-1 të Senegalit ndaj Namibisë, në një ndeshje të vlefshme për kualifikimin në Katar 2022.
Pesë skuadrat afrikane në Kupën e Botës nuk janë të mjaftueshme. Koulibaly nënvizoi: “Afrika meriton të ketë më shumë ekipe”.
Sipas mbrojtësit, një Kupë Bote çdo dy vjet do të zvogëlonte numrin e miqësoreve. “Ne tashmë ishim duke luajtur shumë , me këtë ide të re, mund të ketë më pak ndeshje miqësore për ne lojtarët”, përfundoi Koulibaly.
30-vjeçari kërkon që ideja të merret parasysh, duke marrë mendimin e sa më shumë kolegëve.