Qendërmbrojtësi senegelaz, Kalidou Koulibaly habiti jo pak tifozë gjatë merkatos së verës, teksa vendosi ta vijojë karrierën e tij në Arabinë Saudite, e më konkretisht te “gjigandët” vendas të Al-Hilal, skuadrës pjesë e së cilë u bë dhe “fantazisti” brazilian, Neymar.
Së fundmi, 32-vjeçari i mbrojtjes ka folur për “aventurën” e tij të re në Arabi, teksa ndihet goxha i surprizuar për respektin e madh që njerëzit i kanë treguar në “shtëpinë” e tij të re.
“Vendi më befasoi, madje edhe qyteti. Jeta është shumë e bukur, njerëzit janë të respektueshëm me kanë rehatuar menjëherë. Është pak nxehtë, por është një eksperiencë e mrekullueshme. Ka shumë ndryshime me Evropën është shumë vapë dhe ne stërvitemi në darkë rreth orës 19:00 ose 20:00”,- u shpreh “shtatlarti” senegalez. /i.m /abcnews.al