Kalido Koulibaly është në qendrën e vëmendjes, pasi e ardhmja e tij te skuadra e Napolit nuk është shumë e sigurtë, pasi palët akoma nuk kanë gjetur marrëveshjen për rinovimin e kontratës.
Oferta nga klube të mëdha me Juventusin dhe Barcelonën që qëndrojnë në “pole-position”, por vetë mbrojtësi në një deklaratë i ka premtuar besnikëri napolitanëve, fjalë që me siguri kanë ngrohur zemrat e tifozëve.
“Do të humbasim ndonjë lojtar, por jam i sigurt që Napoli do të bëjë gjithçka që të luftojë për titullin kampion. Sezonin e kaluar mund të bënim më mirë, por gjithsesi jemi të kënaqur për rikthimin në Champions.
Jam rritur në Napoli, fëmijët e mi kanë lindur aty. Kam një marrëdhënie të veçantë me napolitanët, që janë tifozë të Senegalit dhe kam marrë shumë mesazhe kur fituam Kupën e Afrikës. Miqtë apo vëllezërit e mi priten mirë në qytet”, ka thënë Koulibaly. /f.a/abcnews.al